Site icon Telegrafi

AGK me telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetares, Teutë Tmava

Agjencia e Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dërguar telegram ngushëllimi familjarëve dhe të afërmve për vdekjen e gazetares, Teutë Tmava.

Përmes një njoftimi për media thuhet se Tmava do të kujtohet si një gazetare shembull që shërbeu me korrektësi dhe pasion për profesionin.

“Me trishtim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e gazetares, Teutë Tmava. Tmava do të kujtohet si një gazetare shembull që shërbeu me korrektësi dhe pasion për profesionin, andaj edhe do të lë gjurmë të përhershme në fushën e gazetarisë. Në emër të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe komunitetit të gazetarëve, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe miqtë e së ndjerës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version