Site icon Telegrafi

AGK me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të fotoreporterit Alban Bujari

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me pikëllim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të fotoreporterit të shquar Alban Bujari.

AGK ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij.

Lexo po ashtu Vdes fotoreporteri Alban Bujari

“Bujari ishte një ndër emrat më të shquar të fotoreportazhit në Kosovë, i cili e dokumentoi luftën e viteve 1997-1999. Përkushtimi dhe guximi i tij në dokumentimin që nga mediat vendore e deri tek ato më prestigjioze ndërkombëtare si  Agjencia Evropiane e Shtypit (EPA), ‘The Guardian’, ‘El Pais’, ‘The Independent’, ‘Zeitung’ e të tjera, u bënë dëshmi për botën mbi realitetin e luftës dhe krizës humanitare në Kosovë.

Humbja e Alban Bujarit është një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin e gazetarëve, por për të gjithë shoqërinë. Kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten të pashlyeshëm”, thuhet në telegramin e AGK-së.

Ngushëllime kanë shprehur edhe liderët shtetërorë dhe partiakë, gjersa është vlerësuar lartë kontributi i të ndjerit Alban Bujari. /Telegrafi/

 

Exit mobile version