Site icon Telegrafi

AGK shpreh nushëllime për vdekjen e gazetarit, Sylë Osmanaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e ish-gazetarit, Sylë Osmanaj.

Ai kishte punuar si gazetar në “Gazeta Rilindja” që nga viti 1969 deri në mbylljen e saj.

Familjarët e Osmanajt kanë njoftuar se ai ka ndërruar jetë tragjikisht më 13 korrik. Teksa, varrimi i të ndjerit është bërë dje në Prishtinë.

AGK e vlerëson lartë kontributin që Osmanaj pati ndaj profesionit të gazetarisë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Sylë Osmanajt. /Telegrafi/

Exit mobile version