Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes Belegu për vdekjen e gazetarit, Zyhdi Belegut.
“Komuniteti i gazetarëve në Kosovë është prekur nga lajmi për vdekjen e kolegut Belegu. Në këto momente të rënda bashkëndjejmë me familjen dhe miqtë e tij. Zyhdiu do të mbetet në kujtimin tonë si një profesionist i përkushtuar në punën e tij si gazetar. Ai do të mbahet në mend përgjithmonë për punën e sinqertë në funksion të informimit të drejtë të qytetarëve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. /Telegrafi/