Telegrafi

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Llukman Halili

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe kolegët për ndarjen nga jeta të gazetarit Llukman Halili.

“Halili pati një karrierë shumëvjeçare në gazetarinë politike, si dhe ka qenë korrespodenti i parë i Radio Televizionit të Prishtinës nga Palestina. Ai ka dhënë kontribut në fushën e gazetarisë dhe informimit për ngjarjet që kanë ndodhur në vend. I ndjeri para luftës ka punuar si gazetar në Radio Zagreb, në gazetën “Bota Sot”, ndërsa së fundi ishte profesor në Universitetin e Varshavës”, thuhet në ngushlëllimin e AGK.

“AGK, u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Llukman Halili”.

Halili me prejardhje ishte nga Tërnoci i Bujanocit.