Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot mban konferencën vjetore ku do të shpaloset raportin “Niveli i lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve”.
Raporti i tretë dhe përfundimtar i këtij projekti do të shpalos të gjeturat në lidhje me legjislacionin dhe sfidat në praktikë, pozita e gazetarëve nëpër redaksi dhe siguria e gazetarëve.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë: shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.