Site icon Telegrafi

AGK: Qasja e PDK-së dhe LDK-së ndaj RTV Dukagjinit, përbën sulm ndaj lirisë së shprehjes

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka thënë se me shqetësim po e përcjellë gjuhën linçuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës në drejtim të RTV Dukagjinit.

Sipas tyre, gjuha e tillë linçuese për AGK-në është tërësisht e papranueshme dhe përbën trysni ndaj kolegëve tanë gazetarë.

AGK-ja vlerëson se ky është presion i drejtpërdrejtë në politikat redaktoriale dhe formë direkte e presionit publik.

Lexo po ashtu RTV Dukagjini reagon pas akuzave nga PDK e LDK

“Duke i akuzuar mediet se po favorizojnë një subjekt politik, i bëjnë ato target të sulmeve. AGK-ja u bënë thirrje partive politike që nëse kanë ankesa në drejtim të ndonjë mediumi, t’i drejtojnë ato tek organet kompetente”, thuhet në reagim.

AGK thekson se kjo mënyrë e qasjes së subjekteve politike ndaj medieve, për AGK-në përbën sulm ndaj lirisë së shprehjes.

Exit mobile version