Site icon Telegrafi

AGK ngushëllon për vdekjen e gazetarit, Blerim Zhabari

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, përmes një njoftimi, ka ngushëlluar për vdekjen e gazetarit, Blerim Zhabari.

Zhabari ndërroi jetë në orët e herëshme të mëngjesit të sotëm pas disa komplikimeve shëndetësore.

Ai ishte gazetar me përvojë 20-vjeçare dhe ndër vite ka punuar në mediume të ndryshme kosovare.

AGK vlerëson lartë kontributin dhe dedikimin që Zhabari pati ndaj profesionit të gazetarisë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Blerim Zhabari.

Exit mobile version