Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me pikëllim të thellë lajmin për vdekjen e gazetarit, profesorit dhe shkrimtarit Ramiz Kelmendi.
AGK-ja iu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të profesorit Kelmendi.
“Po ashtu AGK-ja ju shpreh ngushëllime të gjithë gazetarëve që gjatë studimeve të tyre, patën rastin të mësojnë nga një profesor me vlera të larta intelektuale siç ishte profesor Ramiz Kelmendi. Profesor Kelmendi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në gazetari në kohën sa kishte ushtruar profesionin, porse rol të rëndësishëm ka luajtur edhe në edukimin e një brezi të ri të gazetarëve të cilët edhe sot ushtrojnë profesionin e gazetarit neper medie të ndryshme në Kosovë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. /Telegrafi/