Site icon Telegrafi

AGK ngushëllon familjen e gazetarit Hysni Syla

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka ngushëlluar familjen Syla, pas vdekjes së gazetarit Hysni Syla.

AGK në telegramin e ngushëllimit thotë se me pikëllim të thellë kanë pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Hysni Syla, transmeton Telegrafi.

“Ai vdiq në moshën 71-vjeçare pasi u godit me veturë mbrëmë në Komunën e Mitrovicës. Syla për shumë vite bashkëpunoi me gazetat si Bota Sot dhe Kosova Sot, drejtoi Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë, si dhe për një kohë punoi si zëdhënës i kësaj komune”, thuhet në telegram.

Lexo po ashtu Vdes gazetari Hysni Syla, u godit nga një veturë në Mitrovicë

Më tej, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e vlerëson lartë kontributin dhe përkushtimin që Syla pati për gazetarinë.

“Njëherësh, u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Hysni Syla”.  /Telegrafi/

 

Exit mobile version