Site icon Telegrafi

AGK: MPJ të deklarohet për fyerjet e Alma Lamës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon gjuhën fyese të përdorur nga ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama e cila në një postim të saj në rrjetin social “Facebook” ka fyer dhe akuzuar gazetarin e KTV-së Xhemajl Rexha.

“Përdorimi i një gjuhe të tillë nga një ambasadore është fyerje për gazetarët në vend. Duke dënuar këtë veprim njëherësh kërkojmë nga Ministria e Punëve të Jashtme që të deklarohet në lidhje me këtë rast. Ne kërkojmë nga MPJ që të mos lejojë ambasadorët që t’i fyejnë gazetarët në asnjë rast. Për më keq, këto akuza të ulëta vijnë nga një ish-gazetare që vetëm para pak kohësh ka filluar të merret me politikë”, thuhet në reagim.

Lama, e cila është emëruar ambasadore nga Hashim Thaçi në Itali, e ka quajtur Rexhen pseudogazetar duke e akuzuar se ëndërr e tij është Beogradi.

“Per pseudogazetarin Xhemajl Rexha dhe KTV-ne qe mbreme paskan zbuluar se cila eshte “endrra”e shqiptareve te Shqiperise, por dhe albanofobine e tij: Definivisht eshte me mire te kesh enderr Romen, sesa te kesh enderr Beogradin qe e ka soji juaj”, ka shkruar Ambasadorja Lama.

Rexha mbrëmë në një emision televiziv kishte treguar se si Alma Lama ishte kundërshtarja më e ashpër publike e Hashim Thaçit dhe në fund e tregtoi votën për ta bërë pikërisht Thaçin President. /Telegrafi/

Exit mobile version