Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes projektit Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për avokim të lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve do të lansojë raportin hulumtues të gjendjes së mediave në vend.
Të gjeturat tregojnë për përkeqësim ekonomik të pozitës së gazetarëve, censura dhe vetë-censura, qasje e vogël në dokumente publike, kërcënime dhe sulme fizike ndaj gazetarëve dhe profesionistëve tjerë medial, gjyqësor dhe prokurori joefikase në trajtimin e rasteve, probleme në transmetuesin publik e shumë të tjera.
Raporti nxjerr edhe disa rekomandime për institucionet shtetërore të nevojshme për përmirësimin e ambientit më të mirë të të bërit gazetari.