Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kososovës, përmes një reagimi thekson se dëshiron të informojë opinionin publik se vendimi për reagim në rastin e largimit nga puna të gazetares Senada Halimi ka qenë vendim i bordit.
Përmes këtij reagimi, AGK thotë se dëshiron t’ia rikujtojë gazetës “Zëri” se bordi përfaqësohet nga nëntë anëtarë, nga media të ndryshme në Kosovë.
“Ne e dënojmë sulmin e ulët të gazetës ‘Zëri’ ndaj kolegut Shkëlqim Hysenaj, i cili është kryetar i AGK-së. Ne do të vazhdojmë punën tonë në shërbim të komunitetit të gazetarëve duke kërkuar respektimin e të drejtave tona. Inkurajojmë gazetën në ‘Zëri’ që të fokusohet më shumë në respektimin e të drejtave të gazetarëve e jo në largimin e tyre nga puna si në rastin e gazetares Senada Halimi”, thuhet më tej në reagimin e AGK-së. /Telegrafi/