Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një reagimi publik ka shprehur shqetësimin e tyre lidhur me largimin e disa gazetarëve nga puna.
AGK po ashtu ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve një sqarim se si do të ndihmohen mediat, dhe cila do të jetë forma e përfshirjes së tyre në Pakon Emergjente Fiskale të Qeverisë transmeton Telegrafi.
“AGK apelon sërish për drejtuesit e medieve që të mos bëjnë shkelje të tilla ligjore dhe t’i trajtojnë dinjitetshëm kolegët tanë, marrë parasysh se ata ndodhen pothuajse në vijën e parë të frontit përgjatë kësaj pandemie, duke rrezikuar madje edhe veten e tyre. Lidhur me këtë situatë, AGK sot, për herë të tretë, ka kërkuar sqarim nga Ministria e Financave dhe Transfereve se a do të ndihmohen kolegët tanë dhe cila do të jetë forma e përfshirjes së tyre në Pakon Emergjente Fiskale të Qeverisë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/