Site icon Telegrafi

AGK-ja, e shqetësuar me situatën e gazetares Behare Bajraktari në Radio Kosova 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e ka pranuar me shqetësim denoncimin që gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari, ka bërë në një njoftim për organizatën rreth situatës së saj të punës në radion publike. 

Sipas AGK-së, Bajraktari ka shkruar se asaj këtë javë i janë larguar sendet personale dhe të punës nga zyra ku ka punuar, pak kohë pas ndërprerjes së emisionit në Radio Kosova.

“Menaxhmenti i Radios, ka pohuar se gazetarja është njoftuar me kohë për rilokimin, dhe se emisioni ka ndryshuar përmbajtje si pjesë e skemës së re programore”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Ndërkaq, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës fton Menaxhmentin që ta menaxhojë situatën duke ndjekur rregulloret e brendshme të RTK-së, dhe duke respektuar punën dhe kontributin gati dy dekadash të gazetares Bajraktari në Transmetuesin Publik. /Telegrafi/

Exit mobile version