Site icon Telegrafi

AGK: Intervistimi i Ollurit nga Policia, shkelje e skajshme e ligjeve që mbrojnë gazetarët dhe mediet

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar lidhur me ngjarjet e zhvilluara pas publikimeve të Gazetës Insajderi, që kanë të bëjnë me raportimin lidhur me mos nënshkrimin e nj^ kontrate nga ministri i Shëndetësisë, Arban Vitia, për sigurimin e vaksinave anti-COVID.

Për AGK-në është tërësisht i papranueshëm intervistimi i Parim Ollurit, drejtor i Gazetës Insajderi me qëllim të zbulimit të burimit të tyre, pasi që kjo në thelb është shkelje flagrante e Ligjit për

Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së medieve.

AGK-ja u bën thirrje organeve kompetente që të fillojnë procedura disiplinore ndaj policëve dhe prokurorëve, të cilët kanë keqpërdorur autorizimet e tyre, si dhe u bëjmë thirrje të gjithë akterëve relevantë që të ndalin presionin dhe pengimin e ushtrimit të profesionit ndaj gazetarëve.

Njëherësh, AGK-ja inkurajon të gjithë gazetarët që të mos dorëzohen përballë pengimeve të tilla dhe të punojnë me përkushtim që ta informojnë publikun./Telegrafi/

Exit mobile version