Site icon Telegrafi

AGK fton mediat që të dalin nesër në protestë kundër vendimit për Klan Kosovën

Në sheshin që bart emrin e atij që mbrojti atdheun, do të protestohet për ta mbrojtur fjalën e lirë.

Asociacioni i Gazetarëve, të hënën në mesditë do të mblidhet në “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, për të shprehur revoltën ndaj pezullimit të certifikatës së biznesit për Klan Kosova.

Nisma që po përkrahet nga mediat e shoqëria civile, po shihet me nevojë pas veprimeve alarmuese që mori Ministria e Tregtisë e Qeveria e Kosovës.

AGK-ja fton të gjithë punonjësit medial t’i bashkohen organizimit “Demokracia vdes në errësirë”, duke marshuar deri tek ndërtesa e ekzekutivit nga ora 12 të së hënës.

Protesta si revoltë, po shihet edhe nga gazetarët tjerë që thonë se ky veprim jodemokratik i ekzekutivit duhet ndalur me patjetër.

Exit mobile version