Asociacioni Gazetarëve të Kosovë (AGK), ka reaguar ndaj komunikatës së Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ndaj portalit Albanian Post.
AGK-ja e ka quajtur të papranueshme gjuhën e përdorur nga FFK për portalin Albanian Post.
“Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një komunikatë të re, ku përdor gjuhë të papranueshme ndaj portalit Albanian Post, duke e lidhur atë me “struktura kriminale”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Ky Asociacion, e ka dënuar këtë gjuhë të rrezikshme ndaj medies nga ana e organit më të lartë të futbollit në vend.
Po ashtu, AGK-ja i ka bërë thirrje Federatës së Futbollit e Kosovës, që në vend të sulmeve dhe gjuhës së rëndë, të adresojë raportimet në këtë dhe media të tjera për mënyrën e funksionimit të këtij institucioni.