Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ngushëlluar familjen Tahiri pas ndarjes nga jeta të politologut Ramush Tahiri.
AGK thekson se Tahiri kishte punuar edhe si gazetar në gazetën Rilindja.
“Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Ramush Tahiri. Krahas profesionit të gazetarisë, Tahiri ishte edhe politolog, analist dhe këshilltar politik i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. AGK e vlerëson lart kontributin që Tahiri e ka dhënë për profesionin e gazetarisë”.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Ramush Tahiri. /Telegrafi/