Site icon Telegrafi

AGK: E papranueshme që AKPPM-ja t’ia ndalojë gazetares përcjelljen e ngjarjes

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM),  Jeton Shala ka penguar në kryerjen e detyrës, gazetaren e gazetës “Koha Ditore” Saranda Ramaj.

AGK e vlerëson të papranueshëm faktin se gazetares Rama i është ndaluar përcjellja e vizitës së kryeministrit në këtë institucion me vendim të kryeshefit të AKPPM-së.

Njëkohësisht AGK kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të këtij vendimi të jashtëligjshëm dhe të pa pranueshëm në një vend demokratik.

“Veprime të tilla kanë për qëllim ngufatjen e lirisë së shprehjes në vend. AKPPM dhe institucionet tjera duhet të jenë të pavarura dhe transparente në punën e tyre dhe të ndihmojnë gazetarët në raportim të drejtë dhe të paanshëm”, thuhet në reagimin e AKPPM-së.

Exit mobile version