Site icon Telegrafi

AGK e konsideron kërkesën e FFK-së si formë e presionit ndaj medieve dhe gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar një kërkesë nga Federata e Futbollit të Kosovës, në të cilën ajo shpreh pakënaqësi për diskutimet që bëhen në emisionet sportive për këtë institucion dhe Kombëtaren e Kosovës.

AGK e ka konsideruar këtë kërkesë të FFK-së si formë e presionit ndaj medieve dhe gazetarëve.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka konsideruar këtë letër të FFK-së si të prapranueshme.

Njoftimi i plotë nga AGK:

Kërkesa e FFK-së ndaj AGK-së, formë e presionit ndaj medieve dhe gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar një kërkesë nga Federata e Futbollit të Kosovës, në të cilën ajo shpreh pakënaqësi për diskutimet që bëhen në emisionet sportive për këtë institucion dhe Kombëtaren e Kosovës.

Në letër, FFK-ja, akuzon, pa asnjë bazë, disa emisione sportive se po bëjnë “fushatë mediale kundër FFK-së”.

AGK-ja, e konsideron këtë letër të hapur të FFK-së, si të papranueshme dhe presion të hapur ndaj gazetarëve dhe medieve në Kosovë.

Liria e shprehjes dhe liria e medies janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, dhe është detyrë e gazetarëve dhe medieve, që ta mbajnë FFK-në përgjegjëse për vendimet dhe veprimet e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version