Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin fizik të ndodhur ndaj gazetarit të Klan Kosovës, Vlorijan Halili.
“Organizata jonë është njoftuar se menaxheri i një prej këngëtareve kosovare së bashku me një kolegë të tij e ka sulmuar gazetarin Halili derisa ai po kryente punën si gazetar”, thuhet në reagimin e AGK-së.
- LEXO PO ASHTU:
Menaxheri i Kidës e rrah gazetarin kosovar pas Top Awards (Foto)
Reagim i fuqishëm nga Prive – Klan Kosova pas rrahjes së gazetarit të tyre nga menaxheri i Kidës
AGK, nëpërmes këtij reagimi, inkurajon gazetarin qe t’i ndjek të gjitha procedurat ligjore.
“Njëherësh e ftojmë gazetarin Halili që të shfrytëzojë mundësinë që ia ofron AGK-ja për ndihmë ligjore pa pagesë. Pa asnjë hezitim, zyra ligjore që bashkëpunon me AGK-në do të jetë në dispozicion të gazetarit në fjalë”, përfundon reagimi i AGK-së.
Sulmi ndaj gazetarit Halili ka ndodhur mbrëmë në Tiranë, pas një organizimi ku kanë marrë pjesë pothuajse e gjithë estrada shqiptare.