Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e thellë në lidhje me kërcënimin që i është bërë ekipit të Televizionit Klan Kosova, nga një familjar i imamit të xhamisë së Zhabarit, Sead Bejta.
“Nëse publikohet vetëm një sekuencë për këtë rast, ose ti ose unë do të jemi mi tokë”, është kërcënimi që i është bërë ekpit të Klan Kosovës, përderisa ata ishin duke realizuar një storje, ku protagonistë ishin imami Sead Bejta dhe një grua me iniciale S.B.
Kërcënimi me jetë ndaj dy punonjësve të medias, është akt i lig dhe i papranueshëm që cenon lirinë e medias.
AGK fton organet e rendit, me theks të veçantë Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, që menjëherë të ndërmarrin masat e nevojshme ndaj kërcënuesit në fjalë, konform dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
AGK në vazhdimësi thekson nevojën e reagimit me kohë të organeve të shtetit në rastet e kërcënimeve të gazetarëve, në mënyrë që të mundësohet një ambient i lirë i ushtrimit të profesionit, pa frikën e kanosjes! /Telegrafi/