Parashikimet e Bankës Botërore për uljen e normës së projektuar për rritjen ekonomike për vitin e tanishëm për zëvendës-kryeministrin për Çështje Evropiane Koço Angjushev duhet ta shohin edhe në kontekstin e ndodhive politike në Maqedoni.
“Është e qartë se ndodhitë politike seriozisht ndikojnë ndaj ekonomisë në ekonomisë në vend dhe unë personalisht si kompetent për ekonomi besoj se Kuvendi do të gjejë forcë ta zgjidh problemin, sepse anëtarësimi në NATO dhe BE do të thotë siguri, stabilitet, por para se gjithash do të thotë për ekonominë, do të thotë qasje në fonde, do të thotë stabilitet në kuptimin ekonomik”, deklaroi Angjshev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane bashkërisht me përfaqësuesit e ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore sot bënë këqyrjen e aktiviteteve ndërtimore rreth ndërtimit të autostradës Ohër – Kërçovë./Telegrafi/