Site icon Telegrafi

Agjentja Rafaela Pimenta: Haaland do të jetë lojtari i parë në botë që do të vlejë mbi 1 miliard euro

Agjentja Rafaela Pimenta që menaxhon sulmuesin e Manchester Cityt, Erling Haaland, ka thënë se norvegjezi do të bëhet lojtari i parë me vlerë mbi 1 miliard euro.

Rafaela Pimenta që menaxhon shumicën e lojtarëve që i kishte nën menaxhim Mino Raiola, që ndërroi jetë këtë vit, ka folur për rritjen e Haaland.

Ajo ka folur edhe për krahasimet me yje të tjerë si Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain.

“Unë mendoj se Erling do të jetë lojtari i parë që do të arrijë një transferim që do të jetë rreth 1 miliard funte (1.15 milion euro)”.

“Nëse bashkoni vlerën e tij si futbollist, vlerën e imazhit të tij, vlerën e sponsorëve, do të jetë me siguri 1 miliard funte”.

“Është normale të krahasosh Erling me Mbappe në mënyrë që të kesh pak ide se si shkon tregu”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version