Telegrafi

Agjenti Yayas: Guardiola mendon se është zoti

Super agjenti, Dimitri Seluk, ka vazhduar betejën e tij me bosin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Guardiola ka thënë këtë javë se nuk do të ftonte mesfushorin Yaya Toure derisa të mos merrte ndonjë kërkim falje nga Seluk për komentet e tij në media.

“Pep Guardiola, ai mendon vetëm për vete. Ai mendon se është zoti”.

“Ai fitoi shumë tituj me Barcelonën, por edhe Yaya fitoi shumë tituj me Barcelonën. Pep mendon se ai ka fituar gjithçka dhe mund të bëjë çka të dojë”.

“Për mua, shumë gjëra të çuditshme kanë ndodhur te City sepse Yaya ka luajtur për disa vite, Joe Hart ka luajtur për disa vite, njëjtë edhe Kompany dhe vjen një trajner një ditë dhe thotë: ‘Okej, këta lojtarë të dalin nga këtu si qentë”, shprehet Seluk.

“Të gjithë mund të flasin atë që duan. Ne jemi në një vend me liri të shprehjes të hapur. Unë u linda në Rusi, aty ishte partia komuniste. Unë e di se kur është e mundur të mos thuhet asgjë, por më falni, tash jam në Evropë, në Angli. Guardiola nëse dëshiron të jetojë në një vend ku nuk mund të ketë liri të shprehjes, le të ndërrojë shtetin ku po vepron”, potencoi Seluk. /Telegrafi/