Duket se ultimatumit të Yaya Toures drejt Manchester Cityt ia ka ardhur fundi.
Agjenti i lojtarit Dimitri Seluk ka thënë se tani e tutje ai do të punojë që t’i gjen një klub të ri klientit të tij, pasi koha e tij te klubi anglez ka përfunduar.
“Nga ky moment do të fillojmë të negociojmë me klube tjera sa i përket një transferimi të Yayas gjatë verës”.
“City nuk është duke vepruar asgjë konkretisht. Yaya ka dhënë gjithçka për klubin dhe nuk besojmë që kjo situate është mënyra e duhur për të treguar se sa e vlerësojnë”, ka thënë Seluk. /Telegrafi/