Telegrafi

Agjenti i Wernerit, Kletke: Lojtari nuk do të largohet pa dëshirë nga RB Leipzigu

Timo Werner (Foto by Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)

Agjenti i sulmuesit të RB Leipzigut, Timo Werner thotë se nuk do të veprohet kundër vullnetit të lojtarit gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi gjerman do të mbetet pa kontratë valinde deri në verën e vitit 2020 gjersa ka refuzuar të nis bisedimet pas interesimit të Bayern Munichut dhe Liverpoolit.

“Gjendja ligjore është relativisht e thjeshtë”, tha agjenti Horst Kletke për gazetën e famshme gjermane, BILD.

“Të dyja palët kanë një kontratë që duhet të përmbushet, pjesa tjetër është poker. Lojtari nuk është një mall si mikrovalë. Çdo punonjës vendos vetë se ku dëshiron të punojë”.

“RB mund të negociojë me klubet e tjera si për shembull Bayernin. RB dhe Werner mund të vendosin vetëm për një ndryshim së bashku!”, pohoi ai.

Ndryshe, 23-vjeçari deri më tani ka pasur 86 paraqitje për Liepzigun dhe ka shënuar 46 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/