Telegrafi

Agjenti: Vidal nuk largohet nga Barcelona

Aleix Vidal ka qenë i lidhur me Interin dhe Milanin, por agjenti i tij premton se ai nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona.

Mbrojtësi i Barcelonës ka bërë vetëm tetë paraqitje për Bluagranët deri më tani këtë sezon, dhe është jashtë për pjesën tjetër të sezonit pas një dëmtimi në kyçin e këmbës.

Lexo po ashtu Vidal lëndohet keq, rrezikon të humb sezonin (Foto/Video)

Kjo ka bërë që të mendohet se Vidal mund të largohet këtë verë, me dy klubet e milaneze të interesuara, por duket se 27-vjeçari do të qëndrojë në Camp Nou.

Agjenti i futbollistit, Alejandro Campano ka folur për calciomercato.com në një intervistë rreth kësaj çështje.

“Ne absolutisht nuk jemi duke menduar për këtë tani, ai ka një kontratë me Barcelonën dhe se ai nuk ka ndërmend të lëviz ose ndryshon skuadër verën e ardhshme”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Interi nuk heq dorë nga Vidal

“Tani ne duhet të mendojmë vetëm për shërimin nga lëndimi”, përfundoi agjenti i mbrojtësit spanjoll.

Ndryshe, në rast largimi, Vidal do t’i sillte Barcelonës rreth 15 milionë euro në arkat e klubit. /Telegrafi/