Telegrafi

Agjenti: Vetëm një ofertë e majme mund ta blejë Buffon

Një varg klubesh evropiane, përfshirë Manchester United, Manchester City dhe Bayern Munich, raportohet se janë të interesuara për të marrë shërbimet e Buffon, por agjenti i tij mendon se kjo është një gjë me pak gjasa për t’u realizuar.

“Buffon ka edhe tre vite e gjysmë të mbetura nga kontrata e tij aktuale. Për momentin ne flasim vetëm për thashetheme. Në fakt, do të duhet sasi e bollshme e parave për të kënaqur edhe lojtarin edhe Juventusin”, ka thënë Silvano Martina./Telegrafi/