Telegrafi

Agjenti i Vedat Muriqit zbulon kampionatin në të cilën ka dëshirë të luajë sulmuesi ynë

Haluk Canatar, agjenti i Vedat Muriqit, ka folur këtë të martë për të ardhmen e lojtari që ai përfaqëson, duke treguar se janë interesuar shumë klube për t,ë por nuk është mirë të japë detaje për momentin.

Canatar deklaroi se Muriqi është një sulmues që ka marrë vëmendjen e shumë klubeve edhe në Angli me paraqitjet e tij të shkëlqyera, mirëpo prioriteti i kosovarit është të luajë në Itali.

“Është e vërtetë që shumë klube e pëlqejnë. Nuk flas dot shumë në këto momente, prandaj më mirë të mos merremi me detajet. Është një futbollist që ka marrë vëmendjen e shumë klubeve”.

“Prioriteti i tij është të luajë në Itali, për shkak dhe të faktorit kulturor”.

“Ai është kosovar, pra me origjinë shqiptare. Kemi parë gjatë këtyre ditëve të vështira lidhjen e fortë midis Shqipërisë dhe Italisë. Zgjedhja e tij e parë do të ishte Italia”, ka thënë canatar.

Napoli dhe Lazio janë dy klubet që kanë qenë më të lidhur me transferimin e Vedat Muriqit. /Telegrafi/