Telegrafi

Agjenti i Thomas Partey: Është më i mirë se Pogba, mund të blihet për 50 milionë euro

Thomas Partey . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Mesfushori ganez Thomas Partey ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me Atletico Madridin, ku ka rënë në sy të shumë kubeve. 

Mesfushori 25-vjeçari ngjan shumë me francezin Paul Pogba, por menaxheri i tij beson që është edhe më i mirë se sa ai.

“Është një futbollist i ngjashëm me Pogba, madje mund të them edhe më i mirë se francezi, pasi angazhohet shumë më tepër në fazën mbrojtëse”.

Pogba te United

“Diferenca e vetme është që Thomas luan për Ganën dhe nuk ka kaq shumë media pas vetes, sikurse Pogba”, tha fillimisht Jose Daniel Jimenez Pozanco.

Lexo po ashtu Nuk u zgjodh fillimisht për prova nga agjenti - Iku nga Gana pa i treguar familjes, sot lojtar i Atletico Madridit

Më pas menaxheri i Thomas zbuloi se mesfushori ka një klauzolë për prishjeje të kontratës në vlerë 50 milionë eurosh.

Thomas Partey i Atletico Madrid . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Interi është interesuar për të dhe nuk përjashtohet një largim nga Atletico Madridi. /Telegrafi/