Site icon Telegrafi

Agjenti sqaron edhe një herë të ardhmen e Verrattit

Agjenti i mesfushorit italian ka deklaruar se Marco Verratti është më shumë i lumtur te Paris Saint-Germain dhe se për largimin e tij duhet të pyeten drejtuesit e kampionati francez.

Që nga fillimi i janarit janë rritur spekulimet për një largim të Verrattit nga PSG, me skuadra si Interi, Juventusi dhe Chelsea që janë të gatshëm të paguajnë shifra të mëdha për transferimin e tij, por agjenti i tij nuk siguron asgjë.

Lexo po ashtu PSG mund të largojë tre lojtarë pa dëshirën e saj

“Marco është më shumë se i kënaqur me aventurën e tij në Paris Saint-Germain, një klub me të cilin ai ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe ku ai është i admiruar në masë të madhe nga tifozët. Është e qartë se ai dëshiron të fitojë”, ka thënë Di Campli për TeleLobardia.

“Ka shumë ekipe të interesuara për të, por ju do të duhet të pyesni më parë PSG-në”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu “Juventusi ka pyetur për Verattin”

“A do të qëndrojë në Paris gjithë jetën? Unë nuk mund t’ju siguroj. Mund të konfirmoj se ka pasur oferta nga Italia, por unë nuk kam asnjë lajm për momentin”, përfundoi agjenti i mesfushorit italian.

Ndryshe, Verratti ka bërë 28 paraqitje për klubin dhe vendin këtë sezon, duke shënuar dy gola. /Telegrafi/

Exit mobile version