Për fatin e tij të keq profilin e përdoruesit "dodi4321" në atë portal dhe fotografitë e mashkullit të ri në rroba të prera mirë nuk i kanë parë vetëm dashnoret potenciale, por edhe kolegët e tij të punës të cilët automatikisht e kanë paraqitur tek drejtori i SHIS-it.
Ndryshe, agjenti, siç shkruan gazeta lokale SME, është shef i kontrollit të SHIS-it, e sipas ligjit në publik paraqitet me identitet të rrejshëm dhe emri i tij dhe dukja kategorizohen në informata të besueshme.
"Në profil është fotografia e tij. Të gjithë e njohim, kalon afër nesh në punë. Kjo është qesharake dhe joprofesionale”, kanë protestuar kolegët e tij tek drejtori i SHIS-it.
Dodi4321 pas kësaj letre shpejt është zhdukur nga portali për njohje, por fjalët për “maskarallëkun” e tij kanë arritur shpejt deri në parlamentin e vendit dhe deputetët janë duke kërkuar që afera të hulumtohet tutje.