Presidenti amerikan Joe Biden është filmuar duke shpërfillur këshillat e njëri prej agjentëve të Shërbimit Sekret, që ia tregonte rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti ishte filmuar duke u kthyer në Shtëpinë e Bardhë pasi kaloi pak kohë në Wilmington, Delaware – e një agjent i tregonte me dorë shtegun që duhet të ndiqte për t’u futur në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.
E ai në vend se të ndjek instruksionet e tij vendosë t’i shpërfillë duke vazhduar ecjen në bari. Videoja e publikuar hasi në kritika të ashpra – ku shumë përdorues të rrjeteve sociale e cilësuan si kokëfortësi të presidentit 78-vjeç.
Megjithatë ka pasur edhe prej atyre që e kanë arsyetuar veprimin – duke pretenduar se ai është lodhur nga udhëtimi dhe se mosha e bën të vetën – duke aluduar se rruga drejt barit i është dukur me shkurtër. /Telegrafi.
“Go here” points where to go…Biden walks straight ahead 🤦♂️ #lost #clueless https://t.co/OYy0KJqXii
— Josh Barnett-AZ (@BarnettforAZ) August 10, 2021