Rrjeti serb për hulumtimin e krimit dhe korrupsionit ”Krik”ka publikuar një dokument për të cilin thotë se është raport nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, pjesë e MPB-së së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dokumenti përmban transkriptë të bisedave ndërmjet deputetit nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Ivan Stoilkoviq, dhe agjentit serb, Goran Zhivaljeviq. Bëhet fjalë për të njëjtin agjent që ka qenë i pranishëm në natën e dhumshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Në transkriptë përmendet analisti serb, Mirosllav Llazanski që ka qenë i pranishëm në mediat maqedonase dhe serbe me analiza që kanë qenë në të mirë të OBRM-PDUKM-së, dhe në të keq të LSDM-së dhe shumicës së re parlamentare.
Sipas Krik, raporti përfundon me konkludimin se agjenti serb i ka kontrolluar dhe udhëzuar aktivistët e deputetit Stoilkoviq, kurse përmes tij, ka tentuar që të ndikojë mbi situatën politike në Maqedoni.
Dokumentin e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/