Telegrafi

Agjenti i Salah tregon se a ka të ardhme egjiptiani te Liverpooli

Agjenti i Mohamed Salah ka hedhur poshtë pretendimet se ylli i Liverpoolit mund të largohet nga Anfield nëse Reds nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi egjiptian pranoi të qëndrojë në Anfield deri në qershor 2025, pasi nënshkroi marrëveshjen që e bëri lojtarin më të paguar në histori të klubit verën e kaluar.

Liverpooli ka pasur vështirësi këtë sezon dhe është nëntë pikë prapa vendit të katërt, me Salah gjithashtu duke kaluar nëpër një sezon zhgënjyes.

Lexo po ashtu Courtois sqaron gabimin e tij, që ia mundësoi Salahut të shënonte gol

Dhe gazeta spanjolle Fichajes raportoi se Salah do të ishte i përgatitur të largohej nëse Liverpool nuk arrin të futet në top katërshe.

Në një postim në Twitter, agjenti i Salah, Ramy Abbas Issa i quajti thashethemet si ‘të pakuptimta’.

Ai shkroi në Twitter: “Pa kuptim. Kjo nuk është diskutuar apo menduar kurrë. Nuk na ka shkuar në mendje të mos kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”.

Shpresat e tyre për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve si fituesit e këtij sezoni pothuajse janë shuar pasi u mposhtën 5-2 nga Real Madridi në Anfield. /Telegrafi/