Telegrafi

Agjenti i Rondalos do t’i fitojë shtatë milionë euro pasi e dërgoi një lojtar te Barcelona

Klubi Sporting de Braga i ka publikuar detajet fiskale për të gjitha operacionet kryesore të klubit, ku shihet edhe ai i Francisco Trincao që kaloi te Barcelona me ndërmjetësimin e agjentit Jorge Mendes.

Ky i fundit nga ky transferim pritet të fitojë deri në shtatë milionë euro. Kjo pagesë lidhet me rolin e tij si ndërmjetës në transferimin e mesfushorit portugez drejt Camp Nous në fund të sezonit 2019/2020.

Mendes kishte punuar ngushtë me Blaugranët në ditën e mbylljes së afatit kalimtar të janarit, pasi ai ishte gjithashtu i përfshirë në diskutime rreth lëvizjes së mundshme të Rodrigo Morenos.

 

Rodrigo përfundimisht do të mbetej te Valencia, pavarësisht përpjekjeve të Mendes, megjithatë super-agjenti tashmë ka marrë një pagesë prej 1.5 milion eurosh në lidhje me marrëveshjen e Trincao.

Kjo mund të rritet ndjeshëm, me Mendesin që mund të fitojë edhe 5.5 milionë euro në varësi të bonuseve që arrihen, e që janë në kontratën e lojtarit.

 

Mendes mund të marrë një rimbursim total financiar prej rreth shtatë milionë eurosh nëse gjithçka funksionon në mënyrë të përsosur. /Telegrafi/