Telegrafi

Agjenti i Ronaldos takohet me sheikët e PSG-së

Cristiano Ronaldo ndodhet pranë kalimit me PSG-në.

Agjenti i portugezit ka zhvilluar një takim me drejtuesit e PSG-së për një kalim të mundshëm të tij në Francë.

Ronaldo ka një kontratë me Realin deri në vitin 2018 dhe sipas mediave spanjolle presidenti i Florentino Perez duket se do t’i propozojë një rinovim, por prestigjiozja “Le Parisien” shkruan për një marrëveshje paraprake mes portugezit dhe klubit që drejtohet nga Lorent Blanc.

Pas largimit të pritshëm të Zlatan Ibrahimoviç në fund të sezonit, sheikët e klubit kërkojnë të mbyllin hapësirat dhe Ronaldo shihet si një futbollist që do t’a ndihmonte skuadrën të arrinte objektivin: Fitimin e Ligës së Kampionëve.