Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes ka arritur një marrëveshje verbale që do të lejojë Paris St. Germain të blerë yllin e Real Madridit.
Lajmi është dhënë nga shumë media ndërkombëtare prestigjioze të cilat shkruajnë se kohët e fundit Ronaldo ka udhëtuar disa herë në Paris.
Nëse do të arrihet marrëveshja me ‘Los Blancos’, luzitani do të braktisë ‘Santiago Bernabeun’, shkruan e përditshmja britanike ‘Mirror’.
Presidenti i PSG-së, Nasser El-Khelaifi është gati të bëjë çmenduri financiare vetëm që portugezi të nënshkruajë me parisienët.
PSG pritet të bëjë disa ndyshime të mëdha në skuadër duke ofruar edh trajner dhe lojtarë të rinj. /Telegrafi/