Telegrafi

Agjenti: Real Madridi refuzoi 180 milionë euro për Asension

Agjenti i Marco Asensios, Horacio Gaggioli e ka bërë të qartë se klienti i tij dëshiron të vazhdojë dhe të ketë sukses te Real Madridi.

Los Blancos refuzoi disa oferta për 23-vjeçarin në fund të verës së kaluar dhe Asensio është i etur për të ndihmuar ekipin e tij të kthehet në nivelet e larta në sezonin e ardhshëm.

“Marco po mendon për sezonin e ardhshëm dhe të fitojë përsëri me Real Madridin”, ka thënë fillimisht Gaggioli për ESPN.

Lexo po ashtu Vinicius, Benzema, Beckham dhe shtatë yjet tjera që zgjodhën Real Madridin duke e refuzuar Barcelonën

“Vitin e kaluar Real Madridi refuzoi oferta në drejtim të tij prej 180 milionë eurosh”.

Marco Asensio (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Marco thotë se është shumë i lumtur në klub. Ai vetëm dëshiron të ketë sukses atje”, përfundoi agjenti i spanjollit.

Ndryshe, reprezentuesi spanjoll ka tërhequr interes të disa klubeve nga Liga Premier sezonin e kaluar, megjithatë Asensio e sheh të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/