Telegrafi

Agjenti i patundshmërive që vodhi mbi 300 mijë funte, u kap nga shefja derisa po i përqafonte paratë e vjedhura (Foto)

Robert Parker është agjenti i patundshmërive në një agjenci në Cardiff të Anglisë, që kishte vjedhur mbi 300 mijë funte, derisa u kap nga shefja derisa po i përqafonte paratë e vjedhura.

Punonjësi 28-vjeçar ishte shumë i besueshëm për Nina Chivers, e cila e kishte lënë shumë të lirë dhe pa i vënë ndalesë në asnjë prej llogarive, transmeton Telegrafi.

Hetimet që u zhvilluan, gjetën se ai ka vjedhur kryesisht prej parave të qirave, nëpër arkat e administratës, për t’i shpenzuar në shëtitje dhe darka luksoze.

Parker duke përqafuar paratë e vjedhura

Mbi 50 mijë funte, Parket i kishte shpenzuar vetëm në bastet për garat e kuajve. Gjykata e ka dënuar atë me tri vite e dy muaj burg, nën akuzën për përfitim të paligjshëm dhe fshehje dokumentesh.

“Nënën e tij e kam shoqe të fëmijërisë, andaj e njihja mirë dhe i besoja shumë. Kur e pashë se më vidhte, u trondita rëndë” ka thënë Chivers.

Raportohet se ai shfrytëzonte besimin e shefes, që të merrte shumë të konsiderueshme të parave, që ishin deklaruar dhe bëheshin gati që të dërgohen në bakë. /Telegrafi/