Një agjent i linjës ajrore të Teksasit u pezullua të premten pasi u shfaq në një video që u bë virale duke goditur një grua.
Përfaqësuesi i paidentifikuar i Spirit Airlines u pa në fillim të videos prej 90 sekondash duke u afruar me pasagjeren grua në Aeroportin Ndërkombëtar “Dallas-Fort Worth” (DFW).
“Ke humbur mendjen! Mos më prek kurrë në jetën tënde!”, ai i bërtet gruas së veshur me pantallona të shkurtra xhinse ndërsa ajo përpiqet të largohet prej tij.
Agjenti vazhdon të bërtasë që ajo e preku dhe i afrohet në fytyrë, duke e ndjekur atë ndërsa ajo vazhdon të përpiqet të tërhiqet.
“Zhduku!”, gruaja ia kthen bërtitur, duke e quajtur “f-ing f-ott!”
— DTX Daily (@dtxdaily) August 11, 2022
Ndërsa një burrë përpiqet të ndajë çiftin, gruaja e shtyn agjentin dhe e quan atë me një fjalë “budalla”.
“Të gjithë! Kthehuni nga unë! Kjo k… më vuri duart”, bërtet agjenti ndërsa e ndjek përsëri, duke paralajmëruar se ajo “ka hasur në personin e gabuar”.
Videoja përfundon me një burrë tjetër që afrohet me agjentin, duke e sfiduar atë që të luftojë me të në vend që të “përballet me një grua”.
“E patë se çfarë bëri ajo,” proteston agjenti, pasi e paralajmëroi burrin, “Unë do të luftoj këdo”.
Videoja ishte shënuar gabimisht si ndodhi më 11 korrik, kur duhej të ishte 11 gushti, konfirmuan zyrtarët policor. Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë filloi përleshja.
Spirit Airlines konfirmoi se ishte “në dijeni për këtë grindje. Kemi pezulluar agjentin”.
Ndryshe, nuk është e qartë nëse pasagjerja po hetohej, as nëse ishte ngritur ndonjë akuzë. As aeroporti dhe as policia nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së The Post për koment. /Telegrafi/