Kampi i Neymarit i është përgjigjur raportimeve se ai do ta ndërpresë kontratën e tij me Al Hilalin dhe do ta kompletojë rikthimin në Brazil.
Të dielën u raportua se Neymari është i gatshëm t’i jap fund aventurës në Arabinë Saudite, atje ku ka bërë vetëm shtatë paraqitje pasi këputi ligamentin ACL dhe mbeti jashtë fushave për një vit.
Pasi iu rikthye fushës, Neymar sërish pësoi një lëndim kësaj radhe duke zgjatur muskulin hamstring ndaj Esteghlal FC.
Por, gazetari argjentinas Cesar Luis Merlo kishte pretenduar se Neymar ka punuar për ta shkëputur kontratën e tij luksoze me Al Hilalin dhe se rikthimi i tij tek Santosi tashmë do të ndodhë.
Ish-ylli i Barcelonës ka luajtur për Santosin në fillimet e tij të karrierës, atje ku ka shënuar 107 gola para se të transferohej në Evropë.
Sidoqoftë përkundër këtyre raportimeve, agjenti i Neymar, Pini Zahavi, ka mohuar të gjitha thashethemet duke thënë se nuk ka pasur bisedime.
🚨🇧🇷 EXCL — Neymar’s agent Pini Zahavi: “There are no talks ongoing for Neymar to leave Al Hilal. He’s under contract and very happy there”.
“Neymar’s father and me, we are the only people who can talk about Ney’s future. I don’t know where recent rumours are coming from”. pic.twitter.com/6l9IvnbHMy
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 17, 2024
“Nuk ka bisedime për Neymar që të largohet nga Al Hilali. Ai ka një kontratë dhe është shumë i lumtur atje”.
“Babai i Neymarit dhe unë, jemi personat e vetëm të cilët mund të flasim për të ardhmen e Neymar. Nuk e di se prej ku kanë ardhur këto thashetheme”, ka thënë Zahavi.
Santos së fundmi kishte rënë në ligën e dytë të futbollit brazilian, por më pas ishte rikthyer pasi kishin fituar 68 pikë nga 37 ndeshje të zhvilluara./Telegrafi/