Supertalenti kolumbian, Marlos Moreno mund të quhet futbollisti i ri i Manchester Cityt.
Agjenti i sulmuesit kolumbian, Marlos Moreno ka konfirmuar se futbollisti i Atletico Nacional do të bashkohet me Manchester City.
Megjithatë, sulmuesi i ri nuk do të luaj këtë sezon me skuadrën angleze, pasi mendohet të huazohet menjëherë diku jashtë.
“Unë do të udhëtojë të shtunën për të nënshkruar një kontratë me Manchester Cityn dhe ai do të shkojë në kredi për Deportivo La Coruna për një vit”, deklaroi Eladio Tamayo për Futbolred, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, për sulmuesin kolumbian interesim kishte shprehur edhe gjiganti italian, Inter. /Telegrafi/