Telegrafi

Agjenti: Milani vendos për të ardhmen e Patos

Pato së fundi është duke u lidhur me një kalim në Chelsea, ku do të ribashkohej me ish-trajnerin e tij, Carlo Ancelotti. Edhe vetë lojtari gjatë javës tha se do të mendonte për të ardhmen e tij pas Kupës së Konfederatave, ndërsa paraprakisht do të bisedojë pikërisht me Ancelottin.

Por, Adriano Galliani ka paralajmëruar se Pato mbetet 100% i Milanit edhe për sezonin e ardhshëm.

“Pato tashmë është takuar me Milanin dhe klubi është ai që vendos për të ardhmen e lojtarit. Ky nuk është problem për të cilin duhet të flitet publikisht, marrëveshja e lojtarit është problem i jonë dhe kjo është shumë private”, ka thënë agjenti i tij.