Site icon Telegrafi

Agjenti: Mbappe dëshironte Barcelonën

15 gola me PSG-në

Agjenti Josep Maria Minguella ka thënë se Kylian Mbappe dëshironte të bashkohej me Barcelonën dhe se katalanasit mund ta kishin pasur atë për 150 milionë euro.

Minguella është i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Barcelonën dhe luajti një rol kyç në marrjen e Lionel Messit në klub.

Ky agjenti sugjeroi se Mbappe ishte gati të zëvendësonte Neymarin në Camp Nou gjatë verës, pasi u tërhoq nga prania e ‘BBC-së’ në Real Madrid.

Lexo po ashtu Dymbëdhjetë talentët më të mëdhenj që do t’i shohim në Kupën e Botës 2018 (Foto)

“Mbappe tha se ai dëshironte të nënshkruante vetëm për Barcelonën kur mësoi se Neymar do të shkonte te PSG”, ka thënë fillimisht Minguella për Cadena Cope.

Nasser al-Khelaifi dhe Kylian Mbappe pas nënshkrimit me PSG-në

“Barcelona mund ta kishte pasur Mbappen për 120 milionë euro + 30 milionë euro bonuse”, shtoi ai.

“I fola babait të tij dhe ai dëshironte vetëm të bashkohej me Barcelonën pasi do të kishte dashur të luante me Messin”.

Lexo po ashtu Neymar: Do ta ndihmoj Mbappen, sikurse që bëri Messi me mua

“Ai nuk donte të shkonte në Real Madrid për shkak të BBC-së”.

“Neymar? Është e vështirë të kalosh te Bartomeu. I thashë atij nëpërmjet një shoku të përbashkët se Neymar ishte bërë dhe se ai duhet të kishte nënshkruar Mbappe”, përfundoi agjenti i njohur. /Telegrafi/

Exit mobile version