Telegrafi

Agjenti Martorelli: Klubet e Serie A mund të konkurrojnë me ato të Ligës Premier për gjetjen e lojtarëve më të mirë

Agjenti Giocondo Martorelli thotë se klubet e Serisë A duhet të jenë më të zgjuara kur konkurrojnë për talentë kundër klubeve angleze dhe spanjolle që shpenzojnë më shumë.

Ai këmbëngul se skautizmi në Serie A duhet të përmirësohet.

“Është e qartë se klubet nuk po ecin shumë mirë nga pikëpamja ekonomike”, deklaroi Martorelli për TMW.

“Pra, nuk do të ketë asnjë operacion të bujshëm”.

“Në Itali, nuk është si në Angli, ku disponueshmëria ekonomike është dukshëm më e gjerë dhe klubet mund të bëjnë oferta që këtu mund të ëndërrojnë vetëm.

“Këtu duhet të fillojmë të mbështetemi përsëri në skauting”, ka vazhduar ai. /Telegrafi/