Telegrafi

Agjenti i Malcomit konfirmon bisedimet me Romën

Agjenti i Malcomit, Fernando Garcia, e konfirmon se së shpejti do të takohet me drejtorin sportiv të Romës, Monchi, për në transferim të mundshëm.

Ai ka thënë se takimi do të ndodh së shpejti, por nuk ka thënë detaje rreth shumës së transferimit.

“Në orët e ardhshme do të kem kontakt me Monchin”, ka thënë Garcia për TeleRadioStereo.

Lexo po ashtu Bordeaux refuzon 40 milionë eurot e Interit për Malcom

“Lojtarit do t’i pëlqente të vinte në Itali”.

“Sa shumë do të kushtojë ai? Unë vetëm merrem me kontratën e djalit”, ka shtuar ai.

Çmimi i 21-vjeçarit është rreth 35 milionë euro.

Për Malcom kishte shfaqur interesim edhe Interi gjatë javëve të fundit, por në fund zikaltrit janë tërhequr. /Telegrafi/