Site icon Telegrafi

Agjenti lë të kuptohet për transferimin e Verrattit në Serie A

Agjentja e Marco Verratti, Rafaela Pimenta pranon se italianët ‘gjithmonë’ duan të kthehen në shtëpi dhe refuzon të përjashtojë një rikthim në Gadishull të yllit të Paris Saint-Germain.

Italiani nuk ka luajtur kurrë në Serie A pasi iu bashkua PSG-së në vitin 2012, pasi fitoi promovimin nga Serie B me Pescara.

Verratti nënshkroi një zgjatje të kontratës me gjigantët e Ligue 1 dhjetorin e kaluar, duke zgjatur qëndrimin e tij në klub deri në qershor 2026. Megjithatë, agjentja i tij, Pimenta refuzon të përjashtojë një kthim në Itali një ditë.

Lexo po ashtu Raportet e tensionuara me PSG-në, Verratti mund të rikthehet në futbollin italian

“Një italian gjithmonë dëshiron të kthehet në shtëpi herët a vonë, por nuk mund të them se ky është rasti për të”, ka thënë fillimisht ajo për Calciomercato.com.

“Tani PSG duhet ta mbyllë sezonin, pastaj do të shohim”.

Tifozët e gjigantëve të Ligue 1 janë të zemëruar me shumë nga yjet e tyre, duke përfshirë Leo Messin dhe Neymarin dhe sipas raportimeve në Francë, Verratti gjithashtu ka qenë në shënjestër të mbështetësve të zemëruar të PSG-së.

 

“Gjatë gjithë kohës ka gjëra që nuk janë të vërteta, të cilat i mësoj nga shtypi. Unë nuk gjej të vërtetën në të gjitha gjërat që po lexojmë”, përfundoi Pimenta.

30-vjeçari ka shënuar 11 gola në 414 paraqitje me PSG-në duke fituar tetë tituj të Ligue 1, nëntë Superkupa Franceze dhe gjashtë kupa franceze. Ai u bë kampion i Evropës me Italinë në “Euro 2020”.

Verratti bëri debutimin e tij për ekipin e parë të Italisë në vitin 2012 dhe ka shënuar tre gola në 53 paraqitje me Azzurrët. /Telegrafi/

Exit mobile version